Bota

I doli emri te dosja Epstein! Reagon Elon Musk

Elon Musk ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në publikimin më të fundit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet përfshijnë email-e ku përmenden diskutime biznesi mes Musk dhe financierit të dënuar në vitin 2013, si edhe pyetje mbi festat e organizuara në ishullin e Epstein.

Në reagimin e tij, Musk thekson se ka qenë një nga zërat më të fortë për transparencë dhe drejtësi:

“Askush nuk ka luftuar më shumë se unë për publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe për ndjekjen penale të atyre që kanë abuzuar me fëmijët.”

Ai shton se e kishte parashikuar që, sipas tij, “mediat tradicionale dhe propagandistët e majtë ekstrem” do të mohonin faktet dhe do të ngrinin kundërakuza. Musk mohon kategorikisht çdo përfshirje personale, duke deklaruar se nuk ka marrë pjesë në festat e Epstein, nuk ka udhëtuar me avionin e tij të njohur si “Lolita Express” dhe nuk ka vizituar ishullin e tij.

“Dhimbja e akuzimit si e kundërta e asaj që jam ia vlejti. Të fortët duhet të mbrojnë ata që nuk mund të mbrojnë veten, veçanërisht fëmijët më të cenueshëm. Jam i gatshëm të pranoj çdo kosto për të bërë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe për t’u dhënë një shans për një jetë të lumtur”, përfundon Musk.

/tiranapost

Të Ngjashme