Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në këtë qytet.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari Ilir Sofra është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka bërë të ditur se do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe mbledhjen e provave relevante për zbardhjen e plotë të rastit.
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin dje.
