Kida duket se po përjeton një periudhë të bukur në jetën e saj personale. Këngëtarja ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente nga përditshmëria.
Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet brenda një veture të mbushur me lule. Lulet janë dhuratë nga i fejuari, shkruan “Kosovarja”.
Gjesti romantik është bërë pjesë e postimeve të këngëtares në rrjetet sociale.
Fotografia ka tërhequr vëmendje dhe tregon një moment të veçantë nga jeta e saj personale.

