Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka.
Shqipëria dhe Belgjika kanë gjetur marrëveshjen për ekstradimin e kundërshtarit të Ervis Martinaj, Leondard Dukën.
Policia e Shtetit e ka marrë në dorëzim ditën e sotme në Rinas.
Ai do të përballet me disa akuza në gjyq, pasi SPAK e akuzon për disa vepra penale.
Leonard Duka është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.