Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në bregdetin e Vlorës, pasi dyshohet se u mbyt në ujërat e Porto Novos.
Sipas të dhënave paraprake, e reja shqiptare është përballur me rryma të forta detare, të cilat konsiderohen të rrezikshme në këtë zonë të vijës bregdetare.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë u nxor nga deti dhe po transportohet me gomone drejt Triportit. Më pas, ai do të dërgohet në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për veprimet e mëtejshme.
See also U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijojPolicia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po merr dëshmi nga banorë dhe pushues që ndodheshin pranë zonës në momentin e incidentit.
Porto Novo njihet si një nga zonat me rryma të forta dhe me risk të lartë për pushuesit, veçanërisht në ditët me dallgë dhe erë të fortë.
See also Gjesti i bukur për Vozinhan, Departamenti Amerikan kërkon t’i bëjë një dhuratë speciale
