BBV

I hodhi robdeshamperin në pishinë, Liami ‘përplaset’ me Eglën: Më futi të mbathurat te jastiku dhe jam unë maniaku?!

Skena e paprecedentë e të martës së shkuar, ku debati i ashpër me Liam-Egla për robdeshamperin, përfundoi në një sherr për mbathjet, pecetat higjenike të femrave dhe në fund denigrim të karakterit të banorit, nga një person normal në maniak, është diskutuar mbrëmjen e sotme.

Ndërsa u vlerësua qëndrimi i Meritonit, i cili disa herë i bëri thirrje Liamit të mos i shkonte pas banores pasi për të njëjtën skenë kishte dalë nga shtëpia me zarf të zi dhe ishte cilësuar si përndjekës.

I pyetur se cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të merrte vendimin për të debatuar me Eglën, aq sa të shprehej hapur se do ta përndiqte në dy-tri ditët në vijim, Liami tha: “Unë kam qenë personi që më kanë thirrur maniak, maniak, maniak, në këtë shtëpi. Ideja ishte këtu, pas Primes dola të bëja një xhiro në pishinë dhe më lagu me ujë, më thirri maniak, maniak, herën e parë ma kapi djali robdeshamerin, herën e dytë e hodha në pishinë. Herën e dytë Egla ka ardhur jo me robdeshamperin e vetë, por të Françeskës dhe kështu robdeshamperi, të brendshmet dhe linesi paskërkan qenë të Françeskës. Unë nuk e dija…”

Meritoni: Unë kam dalë nga të tilla veprime sikurse sjellja rretherrotull pishinës, prekja e gotës që i kam hedhur verën, shkuarja mbrapa më ka nxjerrë si përndjekës dhe kam kuptuar që pa dashje njeriu gabon dhe bën diçka të tillë. Kur shoh gjeste të tilla që merr tenxheret ja kërcet te veshi, kur shkon te shtrati shtrihet dhe i shkon mbrapa… Janë momente që mua më kanë bërë të ndihem keq mua si mashkull ndaj një gruaje, një zonje, vajze, madje unë nuk kam bërë asnjëherë të tilla veprime. Më bën të pyes pse po e bën këtë gjë? Për të qëndruar dy ditë më shumë, keqkuptimet që kemi pasur me Eglën i kam pasur me argumenta, ndërsa ky po e bezdis, po e bën të ndihet shumë keq. Uroj të përmirësohet dhe të dalë në një tjetër pozicion të lojës, duke i lënë robdeshamperët aty ku janë.

Liami: Më vjen keq që po e argumenton në këtë mënyrë, kur ne kemi folur për këtë çështje…

Egla: Ti bën mirë të mos flasësh sepse nuk të nderon.

Meritoni: Kjo pjesa e çmendinës duhet parë sepse ka familje që janë të prekura nga këto probleme.

Graciano: Viktimizim…

Meritoni: Ti ke mahni protagonismi.

Graciano: Për mua ky reflektimi që bëhet në këtë formë më duket falsitet, megjithatë…

Ledioni: Mund të ishte falsitet në momentin që nuk shoqërohet nga veprimi, por në momentin që dënimin e shohim dhe veprimi vjen bashkë me dënimin, ku është falsiteti këtu.

Graciano: Flas për periudhën që një person ka hequr rripin, është përballur me shokun e vetë…

Ledioni: Merru me situatën aktuale. Sjellja e Liamit, Juli që shtyn Liamin dhe Roza që thotë do ta shtyj edhe unë gjithashtu.

Graciano: Për mua këto situata, sikurse në rastin e Liamit që bën çtë mundet për të qëndruar edhe dy ditë më shumë.

Egla: Duke parë këtë klip po kuptojë pse jam si mace e ngrodhur gjithë javën, sepse nuk e kisha ndjerë të gjithë këtë presion, por duke parë të gjithë këtë presion të mbledhur në një klip, unë kam kuptuar pse ndihesha si mace e ngordhur gjatë gjithë javës. Ndihem pa energji, e rraskapitur nga gjithë këto qelbësirëlliqe që po shihkam në këtë klip.

Ledioni: A nuk kanë një arsye sipas teje?

Egla: Nuk e di arsyen, le të ma thonë…

Liami: Fillimisht i them Meritonit faleminderit për analizën kur dje the diçka komplet tjetë. Nejse problemet e tij me Eglën le ti zgjidhë vetë…

Egla: Ledion, po ndihem keq dhe nuk dua ta vazhdojë më këtë bisedë, dua të largohem që ta vazhdoni.

Roza: Kujt i plasi?

Egla: Më plas mua Roza…

Roza: Ngulu aty dhe mbylle njëherë gojën.

Ledioni: Liam, çfarë të shtyu të veproje në atë lloj mënyre?

Liami: Unë me Rozën nuk e kam folur fare diskutimin për Eglën dhe Juli nuk më ka shtyrë. Të mos harrojmë faktin se unë kam  qenë personi që më kanë thirrur maniak, maniak, maniak, në këtë shtëpi. Ideja ishte këtu, pas Primes dola të bëja një xhiro në pishinë dhe më lagu me ujë, më thirri maniak, maniak, herën e parë ma kapi djali robdeshamerin, herën e dytë e hodha në pishinë. Herën e dytë Egla ka ardhur jo me robdeshamperin e vetë, por të Françeskës dhe kështu robdeshamperi, të brendshmet dhe linesi paskërkan qenë të Françeskës. Unë nuk e dija…

Egla: Është një gënjeshtër e turpshme.

Ledioni: Ti the vetëm për faktin që më tha maniak, do ta përndjek Eglën për dy-tre ditë.

Liami: Egla sikurse e pamë në klip më mori brekët dhe mi futi te jastiku. Tani jam unë apo është ajo maniaku?