1
Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një operacioni për zhbllokim të zorrëve dhe veterinerët përfunduan duke hequr 26 lidhëse flokësh.
Streha e shpëtimit HALO No-Kill në Sebastian tha në mediat sociale se stafi mësoi për një mace 6-vjeçare, që ishte regjistruar për eutanazi për shkak të një bllokimi zorrësh dhe vendosi të merrte kujdestarinë e maces.
Macja, e quajtur Midnite, iu nënshtrua një operacioni dhe veterinerët u tronditën kur zbuluan se shkaku i bllokimit ishin 26 lidhëse flokësh.
“A keni menduar ndonjëherë se ku zhduken të gjitha lidhëset tuaja të flokëve? Ndonjëherë ato përfundojnë në vende që nuk do t’i imagjinonit kurrë. Si stomaku i kafshës suaj shtëpiake”, thuhej në postim.
“Me shumë mundësi nuk ishte e qëllimshme, por ky është një kujtesë e rëndësishme se objektet e vogla rreth shtëpisë mund të jenë tepër të rrezikshme për kafshët shtëpiake. Lidhëset e flokëve, shiritat e gomës, spangot dhe sendet e tjera të vogla mund të bëhen shpejt kërcënuese për jetën”, u tha ndër tjera.
Postimi tha se Midnite tani po shërohet nga operacioni i saj dhe po tregon përsëri një oreks të shëndetshëm.
