Mjekja shtatzënë e cila u sulmua nga qentë endacakë të premtën në QKUK është liruar nga spitali të mërkurën, pas disa ditësh të trajtimit në Klinikën e Gjinekologjisë.
Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, ajo i ka pasur 10 plagë të cilat i kanë kulluar vazhdimisht në trajtim, ka pasur CRP të lartë, pra, prani të infeksionit të lartë në organizëm duke u trajtuar me antibiotikë si dhe me ankthe e gjendje të rënduar psiqike-emocionale, për të cilën disa herë e ka vizituar edhe psikiatri.
Në trajtimin dhe monitorimin e saj kanë marrë pjesë gjinekologë, infektologë, kirurgë plastikë dhe psikiatër.
Përkundër që specializantes i ka ndodhur në vend të punës askush nga menaxhmeti i QKUK-së nuk e ka vizituar apo reaguar për të shprehur shqetësimin për të.
