Lajme

I mituri ther me thikë një bashkëmoshatar në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një bashkëmoshatar.

“Është arrestuar i dyshuari (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu njoftohet se i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.