Lajme

I moshuari gjendet i vdekur në shkallët e një restoranti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një shtetas turk është gjetur i vdekur në shkallët e një restoranti.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është një 80-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga restoranti “Gresa”, në rrugën “Fehmi Agani”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

TS Poll - Loading poll ...

Aktualisht, hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.



ks