ShowBizzz

I ndihmoi Donaldit në fillim për punë, sot e merr aktor në filmin e tij

Agron Llakaj është jo vetëm shkollë për Romeo dhe Donald Veshaj, por në të njëjtën kohë njeriu që promovoi dhe bëri të njohur binjakët e showbizit shqiptarë.

Aktori i njohur i humorit duket që i ka mbështetur fuqishëm të dy djemtë edhe kur ata zgjodhën të ndërtonin karrierën e tyre jashtë “Al Pazar”. Por Kryefjala.com ka mësuar se komediani i famshëm shqiptar, Agron Llakaj do të jetë pjesë e filmit të Borës dhe Donaldit.

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Goni është parë në sheshxhirimet e filmit në disa prej ambienteve të Topit (ku janë xhiruar disa nga skenat e filmit).

Nuk e dimë nëse Goni do të ketë rolin e babait të Donaldit, por që është një vlerë shtuar e kastit këtë dimë ta themi me shumë siguri.