Lajme

I pandehur për korrupsion, Gjikondi ‘shuplakë’ Berishës: U paraqit në SPAK si frikacak, ja sa vite burg mund të dënohet

Prokuroria e Posaçme këtë të mërkurë mori zyrtarisht të pandehur për veprën “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim, ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në një program televiziv shpreh se nëse shpallet fajtor ish-Kryeministri rrezikon nga 4-12 vjet burg.

Më tej Gjikondi tu shpreh se për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, i cili po hetohet edhe për pastrim parash, masa e ndëshkimit mund të variojë nga 5-15 vjet heqje lirie.

“Kanë një dënim nga 4-12 vjet, kurse për veprën e pastrimit të parave, ku akuzohet dhëndri i tij dënimi është nga 5-15 vjet burg. Ka indicie të qenësishme që Berisha dhe familja e tij kanë fshehur të ardhurat dhe përfitimet që kanë pasur”, tha ai.
Ajo theksoi se shqiptarët për herë të parë panë sot një prokurori, e cila nuk është më nën urdhrat dhe komandën e ish-kryeministrit Berisha.

Ai indirekt tha se ka konsumuar një vepër, po jo penale. Ai ishte konteksti i tij. Për herë të parë shohim një prokurori që nuk është në varësi të Berishës. Sot e pashë Berishën si një burrë frikacak. Është simbol i përçarjes së kombit dhe po tenton ti bëjë karshillëk “Non Grata-s”. Ai po tenton të marrë peng një vend të tërë për hallin që ka”, shtoi ai.

Më tej, Gjikondi tha se SPAK duket që e ka marrë seriozisht misionin e tij për të pastruar atë që ajo e quajti “ujërat e tubullta të politikës shqiptare”. SPAK po tund ujërat e ndenjur dhe të qelbur të politikës shqiptare dhe shpresojmë që deri në zgjedhjet parlamentar, shpresojmë që ky ujë të jetë kulluar disi.

Sipas Gjikondit, Sali Berisha është kthyer në njeri pa vlera morale dhe politike dhe si i tillë nuk mund të aspirojë për t’u bërë kryeministër i vendit, por duhet të japë llogari për abuzimet e kryera kur drejtonte vendin.

“Ai është një person që nuk ka vlerë për të qenë në krye të një partie dhe jo më të aspiroi për t’u bërë kryeministër i shqiptarëve. Do doja shumë që t’i hiqet mandati i deputeti. Deri në prill besoj se do kemi të reja nga z. Berisha”, tha ai.