ShowBizzz

I pari që kurorëzohet në detyrë, kryeministri i Australisë i jep fund beqarisë! Anthony Albanese martohet në Canberra me Jodie Haydon

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka publikuar pamje nga dasma e tij. Albanese, udhëheqësi i parë australian që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë, lidhi kurorë në Canberra pasditen e së shtunës, një ditë pas seancës së fundit të sesionit parlamentar.

Në rrjete sociale teksa ndan disa nga momentet e dasmës, Antony Albanese shkurtimisht shkroi: “Të dua Jodie”.

“Jemi të kënaqur të ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë.”-tha ai, raporton BBC.

Ky organizim është mbajtur i fshehtë deri në momentin e fundit për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë. Në dasëm ishin të pranishëm prindërit e Jodie Haydon dhe djali i Albanese nga një martesë e mëparshme, Nathan.

Gjithashtu në këtë ceremoni madhështore morën pjesë edhe disa ministra të qeverisë.

 

Të Ngjashme