ShowBizzz

I përdori foton pa miratim, aktorja amerikane ‘shpërthen’ ndaj Drake

Një gjë e pazakontë ka ndodhur mes dy yjeve të famshëm.

Ishte aktorja amerikane, Halle Berry ajo e cila ka bërë thirrje ndaj Drake pasi i njëjti ka përdorur një foto të saj pa leje, transmeton Indeksonline.

Siç vërehet në videon e publikuar në “TikTok”, Drake debutoi me një foto të Halle Berry-t, ku Berry në dukje nuk ishte e impresionuar me zgjedhjen e fotografive.

Ajo postoi një fotografi ku iu përgjigj shumë komenteve të cilat i ka pranuar.

Dikush shkroi në komente për të pretenduar se ndoshta Drake kontaktoi Getty Images pasi ata zotëronin foton pagoi tarifën dhe e përdori atë. Berry iu përgjigj komentuesit duke thënë se Drake e pyeti atë dhe ajo i tha atij “Jo”