ShowBizzz

I përmendi familjen e Kiarës, Luiz Ejlli i jep përgjigjen e “hidhur” Eno Popit në DWTS

Luiz Ejlli u bë pjesë e kësaj mbrëmje të parë të “Dancing with the stars” për pak minuta, ama arriti t’i trazojë menjëherë ujrat dhe të ngjallë reagime.

Ajo çka u vu re në këtë pjesmarrje ishte ftohtësia e këngëtarit, mirëpo nuk munguan edhe disa thumba nga ana e tij.

Mesa duket Luizit i kishte ngelur në mendje deklarata e Eno Popit e bërë mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku u shpreh se fisi i Kiarës do të vijë të shohë performancën e Luizit në DWTS.

Ndaj, sot ai gjeti momentin tja kthejë Enos batutën e “kripur”.

Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi filmin”, tha ai.

Mirëpo, edhe Eno nuk ia ka lënë mangët dhe ia pasuar batutën menjëherë duke thënë se fisi i gruas së tij do e shikojë filmin sepse janë fansa të Oltës.



lokimagazine