BBV

I përzgjedhuri i Giveaway, Shkëlqim Bega i bashkohet shtëpisë së Big Brother: Do doja që banorët të mos më bënin bllok

Shkëlqim Bega është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme të “Big Brother VIP 3”.

Në një përzgjedhje rastësore mes mijërave personave që kishin aplikuar në linkun e publikuar vetëm pak ditë më parë, Çimi është shpallur fituesi. I pyetur se çfarë i bën përshtypje tani që është bërë pjesë e formatit, Çimi tha: “Vë re se gjithçka është më e madhe sesa duket në televizor. Ndjej një energji pozitive që nuk e mendoja se do ta gjeja te ju.”

Nga ana tjetër, Çimi ka shprehur dëshirën që banorët të mos i bëjnë bllok pasi parësorja për të, para fitores, është që ta shijojë si eksperiencë.

Ledioni: Çfarë u bëri përshtypje?

Erjola: Guximi që të vijë në këtë pikë të lojës, bravo.

Egla: Është impulsive.

Romeo: Duket një djalë pozitiv

Ledioni: Shkëlqimi, kafen e parë kishte qejf ta pinte me Eglën. A je dakord ti Egla?

Egla: Patjetër.

Ledioni: Atëherë që ta përshpejtojmë pak procesin, shko ta marrësh ti.

Egla: Ti jap një kafe apo?

Ledioni: Shih e bëj.

Egla ka dalë në oborr për të thirrur Shkëlqimin, dhe më pas e ka prezantuar me banorët. E pyetur se si ju duk Egla nga afër, Shkëlqimi tha se: “Shumë pozitive. Më pozitive live”.

Ledioni: Çfarë të bën përshtypje kur kur futesh aty brenda sesa kur e sheh emisionin nga jashtë?

Shkëlqimi: Vë re se gjithçka është më e madhe sesa duket në televizor. Ndjej një energji pozitive që nuk e mendoja se do ta gjeja te ju.

Juli: Ka kohë, sa të pish kafen e parë me Eglën do e shohësh.

Shkëlqimi: Ledion do të doja që banorët të mos më bënin bllok sepse duke qenë se kam ardhur për qejf, për të dhuruar pak pozitivitet.

Erjola: Me këtë që the nuk të bëjmë bllok, pa merak.

Ledioni: Pra ti Çimi nuk ke ardhur për të fituar? Ke ardhur për qejf sepse nëse e thua këtë nuk të bëjnë bllok ata pa merak.

Shkëlqimi: Asaj nuk i dihet, por unë nuk kam ardhur për t’u futur në lojën e dikujt.

Ledioni: E nuhas se mund të bëhesh shok i mirë me Meritonin dhe Romeon sepse ata sikur bëjnë stërvitje.

Shkëlqimi: Me Meritonin po, duke qenë se edhe ai është ish-sportist si puna ime.

Meritoni: Ka disiplinë boksi.

Egla: Unë mendoj se nuk do të bëhen shok.

Ledioni: Eglës do t’ja mësosh boksin?

Juli: Sa të mbarojë tëerk-un dhe flasim…

Egla: Jam pak e angazhuar për momentin, por do ta gjej kohën.

Shkëlqimi: Nesër pas kafes do të veshim dorezat.

Ledioni: Boksi bëhet me stomakun plotë apo bosh?

Shkëlqimi: Unë gjithmonë e kam bërë me stomakun bosh. Një kafe dhe…