Lajme

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë, në gjendje stabile

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë të mërkurën në mëngjes është në gjendje stabile shëndetësore.

40-vjeçari sipas mjekut specialist, Egzon Duraku, ka marrë plagë në këmbën e majtë si dhe ka thyerje të kockës.

“Pacienti është i moshës 40 vjeç, është i plagosur me armë zjarri në ekstremitetet e poshtme në anën e majtë si dhe ka thyerje të kockës. Gjendja është stabile”, tha ai në deklarim për media, raporton teve1.info

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.