Lajme

I propozuari i Trumpit për shef të CIA-s, mik i shqiptarëve

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të përzgjedh njerëzit në postet kyçe të administratës së tij. Së fundmi, Trump ka bërë të ditur se Xhon Ratklif, mund të jetë drejtor të ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, e njohur si CIA. Ky lajm del të jetë i mirë për shqiptarët, pasi Ratklif njihet për mbështetjen e madhe që i ka dhënë çështjes së Kosovës.

Të martën u zgjodh presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë formë, republikani Donald Trump e fitoi garën presidenciale kundër Kamal Harris.

E një javë më pas, Trump bëri të ditur se kush mund të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane.

“Jam i kënaqur të njoftoj se ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, do të shërbejë si Drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Nga zbulimi i bashkëpunimit të rremë rus si një operacion i fushatës së Clinton, deri te kapja e abuzimit të FBI-së me Liritë Civile në Gjykatën FISA, John Ratcliffe ka qenë gjithmonë një luftëtar për të Vërtetën dhe Ndershmërinë me Publikun Amerikan”, ka thënë ai.

E shefi i ri i mundshëm i CIA-së, duket se i njeh mjaftë mirë shqiptarët.

Madje John Ratcliffe, në vitin 2016 kishte qenë i pranishëm në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York.

Këtu Ratcliffe, në cilësinë e të ftuarit të veçantë kishte mbajtur edhe një fjalim rasti.

Të rëndësishme këtë afërsi me shqiptarët, po e shohin edhe në Shoqatën “Miqtë e Amerikës”.
“Me veprime të caktuara e ka dëshmuar që është një simpatizant i shtetit dhe kombit tonë, ka informacione që ka pasur takime me shumë përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë dhe të Kosovës, mirëpo e veçanta është që ka lidhje shumë të fuqishme me lobin tonë në SHBA, unë i kisha përgëzuar lobin tonë sepse e kanë bërë një veprim të jashtëzakonshme me ftesën që ia bën në një konferencë gjithëkombëtare”, ka thënë Agim Rexhepi nga shoqata.

John Ratcliffe më parë ka zhvilluar takime edhe me deputetë kosovarë e dhe ish-ministra shqiptarë.

“Është një personalitet që e ka dëshmuar që është i fushës, personalitet me përvojë të jashtëzakonshme, sepse ka qenë përfaqësues në komunitetin e drejtësisë dhe inteligjencës, si dhe në përvojën e tij ushtarake”.

Në mandatin e parë të Donald Trump, John Ratcliffe kishte udhëhequr me inteligjencën kombëtare amerikane.

Ndryshe, drejtori aktual i CIA-së, William Burns, vizitoi Kosovën gjatë muajit gusht të këtij viti.