Personi i vrarë me armë zjarri në Bokshiq të Klinës në Spitalin e Pejës ka arritur pa shenja jete.
Kjo është bërë e ditur nga Spitali Rajonal i Pejës.
“Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.
44-vjeçari u qëllua nga vëllai i tij me armë zjarri të dielën pas një fjalosje.
I dyshuari për vrasje siç ka njoftuar Policia e Kosovës është arrestuar në vendngjarje dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48-orë.
