Përplasja mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në media dhe rrjetet sociale.
Gjithçka nisi nga mungesa e Meritonit në premierën e filmit ADN, ku ai luan përkrah Rike Roçit, Erjola Doçit, Jul Dedës dhe Azem Gagicës.
Të lidhura
None found
Së fundmi, Meritoni është shfaqur në premierën e një filmi tjetër në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Luana Vjollcës, Nik Xhelilajt dhe Olsi Bylykut. Kjo lëvizje duket se ka “ndezur” edhe më shumë tensionet mes tyre.
Rike Roçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku ka publikuar në InstaStory një shkrim në të cilin ajo thumbon Meritonin duke e cilësuar si “lëpirës”.
“Ka njerëz që te filmi ku kanë luajtur vetë nuk shkojnë në premierë, sidomos në vendin e vet. Ndërsa shkojnë në premierat e filmave të të tjerëve si lëpirsa. Lëpirësa keni me mbet gjithë jetën,” shkruan Rikja në postim.
