ShowBizzz

I shkroi Haalandit, por aktori Tom Holland thotë se nuk mori përgjigje

Aktori i njohur, Tom Holland, ka rrëfyer një moment interesant gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ku tregoi se kishte provuar të kontaktonte yllin norvegjez të futbollit, Erling Haaland.

Holland tha se i kishte dërguar një mesazh privat Haaland në rrjetet sociale, pasi të dy ndodheshin në Monako për të ndjekur një garë të Formula 1.

Të lidhura

None found

Megjithatë, futbollisti e kishte parë mesazhin, por nuk i ishte përgjigjur.

Aktori e përshkroi këtë si një ‘eksperiencë përulëse’, duke thënë me humor se edhe njerëzit e famshëm përballen me momente të tilla.

Pavarësisht kësaj, Holland u shpreh se do të dëshironte ende ta njihte më mirë Haaland dhe se do të pranonte me kënaqësi një darkë me të në të ardhmen.

Ndërkohë, Haaland u largua nga Kupa e Botës pas eliminimit të Norvegjisë nga Anglia me rezultatin 2-1.

Sulmuesi bëri bujë edhe jashtë fushës, pasi gjatë qëndrimit në ShBA bleu një rakun të balsamosur me vlerë rreth 650 euro dhe disa sende të tjera të stilit ‘western’.

Sipas raportimeve, ai shpenzoi rreth 8.500 euro gjatë një udhëtimi me disa prej shokëve të skuadrës.

Pavarësisht eliminimit, Haaland vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të komentuar, si për paraqitjet në fushë, ashtu edhe për jetën e tij jashtë sportit.

Të Ngjashme