LifeStyle

I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi poston foto me Noizyn: S’keni ça na boni! Plasni

E ndërsa është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, Stresi vijon të përçojë mesazhe në rrjetin e social, Instagram.

Teksa shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e ka dhunuar, ai thotë se është shpallur në kërkim pa të drejtë.

Me mesazhe më herët i është drejtuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, duke i thënë se drejtësia duhet të arrestojë kriminelë, dhe jo atë apo mikun e tij Noizyn, tashmë pas hekurave.

Së fundmi Stresi ka postuar në Instastory një foto dhe video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë: “Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na  përballoni”.

TS Poll - Loading poll ...

Në diçiturë, shkruan: Dueti më i mirë! Plasni