Një adoleshent, që dyshohet se ka shpërndarë në rrjetin social “Snapchat” një video intime të një 16-vjeçareje, është ndaluar në Gjirokastër.
Për rastin, janë vënë nën hetim edhe dy bashkëpunëtorë të 17-vjeçarit, ndërkohë që vijojnë hetimet.
Ndërkohë, një ditë më parë, një 41-vjeçar nga Shkodra ka kallëzuar në polici se në një llogari në TikTok, publikohen informacione të pavërteta për të. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.