ShowBizzz

I thumboi Kiarën, Luizi bën një reagim pas deklaratës së Dea Mishel

“Drama” e fundit që prisnim të kishim në këto ditë të nxehta vere ishte ajo mes finalistëve të “BBV”, Luizi me Dean.

Këngëtari vendosi mbrëmjen e djeshme të kujtonte disa prej deklaratave të Deas në program, gjatë një koncerti në Shkodër, ku nxiti edhe disa thirrje ndaj saj që në publik dhe nga vetë influencerja janë perceptuar si ofendime.

Dea reagoi gjatë diës së sotme për thirrjet e Luizit, në disa deklarata në rrjetet sociale, por edhe Luizi duket se ka dicka për të thënë pas gjithë tensionit të ditës së sotme.

Ai ka postuar në InstaStory-n e tij një prej fjalimeve të filmit “Last Knights”, ku personazho kryesor ndër të tjera thotë:

Nderi është diçka me të cilën lindin të gjithë burrat. Nuk mund t’ju merret as nuk mund të jepet. Ai vetëm nuk duhet humbur.”