Cristiano Ronaldo ka zgjedhur një vend historik për dasmën me Georgina Rodriguez. 40-vjeçari dhe modelja e dhanë lajmin e fejesës në gusht pas nëntë viteve lidhje. Sipas Jornal da Madeira, futbollisti ka zgjedhur Madeira, aty ku ka lindur, për dasmën që pritet të mbahet në verë, pas Kupës së Botës.
Ylli i Al-Nassr ka preferuar katedralen e Funchal për ceremoninë para banketit në një hotel luksoz. Kisha është objekti më i vjetër i fetar në vendlindjen e tij, e inaguruar në 1514.
Çatia është me dru të gdhendur kedri të Madeira-s dhe konsiderohet si vatra e besimit në rajon falë vendndodhjes që ka.
Për kapitenin e Portugalisë mbart një kuptim të veçantë sepse gjendet rreth 3 kilometra larg maternitetit ku ai erdhi në jetë. Njëkohësisht, nuk është larg klubit Nacional da Madeira ku ai kaloi dy vite para se të zhvendosej te Sporting Lisbon në moshën 12-vjeçare.
Ronaldo dhe Georgina u njohën në vitin 2016. Ata kanë dy vajza bashkë dhe tre fëmijë përmes të futbollistit që kanë ardhur në jetë përmes nënave zëvendësuese.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë tha se ishin fëmijët ata që e shtynë t’i propozonte 31-vjeçares.




