ShowBizzz

I vetmi që nuk e përdori dhe përfitoi prej tij, Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë

Dalja nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, solli për Luiz Ejllin disa përplasje virtuale me ata që pretendonin të ishin miqtë e tij.

Nisur nga shokët e vjetër, Mario dhe Joni, e po ashtu Meridian Ramçaj, që dolën kudo në media e rrjete sociale duke treguar me krenari shoqërinë me Luizin, gjërat ndryshuan mes djemve.

Gjatë një interviste, ish-konkurrenti u shpreh se shumë nga ata persona me të cilët ai prej vitesh s’kishte patur kontakt, kishin përfituar prej famës së tij. Këtu sigurisht futi edhe grupin e “shokëve” të lartpërmendur.

TS Poll - Loading poll ...

Për Luizin, vetëm njëri meriton të quhet shok e vëlla dhe është personi që i kishte qëndruar pranë pa interes e pa dashur të dalë në media.

Ai quhet Eni Bushati dhe Luizi na e ka prezantuar së fundmi të gjithëve, me një foto të ndarë në InstaStory.

Luizi së bashku me Kiarën kanë postuar një foto teksa darkojnë me djalin të cilin Luizi e quan “vëllai im”.