Lajme

​I vrari në Bokshiq të Klinës para pak ditësh ankohej për ndërprerjen e pensionit të veteranit të UÇK-së

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain me armë zjarri.

Bëhet fjalë për Faruk Jusufin, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë para se të arrij në Spitalin e Pejës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore”, tha Gashi.
Faruk Jusufi, para pak ditësh ka dhënë një intervistë per KosovaPress, ku ka folur për ndërprerjen e pensionit si veteran.

Ai i është bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si 20-vjeçar.

Ai e ka gëzuar pensionin e veteranit që nga paslufta, por pas punësimit në këtë ndërmarrje i ishte ndërprerë pensioni.

Për tre muaj arriti ta marrë sërish, ndërsa që nga shkurti pagesa nuk ishte ekzekutuar nga shteti.

Të Ngjashme