Lajme

I vuri flakën barishteve dhe shkrumboi një magazinë fishekzjarresh në Shkozet, arrestohet autori 38-vjeçar në Durrës

Është vënë në pranga ditën e sotme autori i dyshuar i zjarrit në magazinën e fishkezjarrëve në Shkozet.

Policia njofton se 38-vjeçari ishte duke djegur disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë magazinën

Durrës

Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

NEWS  Në zonat malore rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sotStrukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

NEWS  U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, reagon Bido: Ishte grup agresiv, ndryshe nga ata qëMaterialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Ngjashme