Lajme

“Ia mbajnë mendjen këtij mileti me tallava”/ Koncerti në Tiranë, Korreshi: Qeveria po largon vëmendjen nga problemet

I ftuar në nje studio televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si janë përdorur fondet publike për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

Korreshi tha se fondi rezervë i emergjencave është shfrytëzuar për të financuar aktivitetin, ndërsa administrate është angazhuar për të mbushur stadiumin me punonjës të pastrim-gjelbërimit dhe përfitues të ndihmës ekonomike, pasi biletat nuk po shiteshin. Deputeti e krahasoi situatën me filozofinë “bukë dhe cirk”, duke thënë se qeveria po përpiqet t’u largojë vëmendjen qytetarëve nga problemet reale përmes spektakleve të kushtueshme.

Korreshi tha se, ndërkohë që mijëra familje jetojnë me ndihmë ekonomike minimale, fermerët detyrohen të hedhin prodhimet për mungesë mbështetjeje dhe Spitali i Lushnjës ndodhet në kushte të degraduara, miliona lekë po shpenzohen për një koncert që nuk përbën asnjë emergjencë publike.

Deputeti njoftoi gjithashtu se Partia Demokratike do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke theksuar se fondi rezervë i shtetit mund të përdoret vetëm për raste fatkeqësish natyrore apo situata të jashtëzakonshme dhe jo për aktivitete artistike.

Pjesë nga deklarata:

Siç e shikoni, do të thotë se nuk kishte bileta për t’u shitur. Zakonisht ndahen për çdo gjë, ata me ndihmë ekonomike, në mënyrë që t’ua mbushin barkun bosh, t’ua marrin mendtë, edhe ua kanë çuar të gjitha atyre. Domethënë, nuk po gjenin njerëz me autobusë, me çdo gjë; punëtorët e pastrimit apo të gjelbërimit e të tjera me radhë, që, meqë s’punojnë, se pastrim e gjelbërim s’ka, i çuan të gjithë te Kanja, çfarë e kishte… Kanye West-i. Domethënë, këtu u bë: më mirë t’ua kishe dhënë ato lekë këtu, atyre të gërnetës së Myzeqesë, sesa t’ia jepje Kanye West-it.

See also  Prokuroria belge kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Vetëm mëshirë po kërkojDomethënë, po e nis nga kjo e para njëherë. Më kujtohet një prapaskenë e filmit Gladiatori, kur, në momentin që perandori hap lojërat, dy senatorë flasin me njëri-tjetrin dhe thonë: “Po i çon drejt shkatërrimit”, thotë njëri, “dhe ky po e bën në mënyrën më të bukur të mundshme”, duke iu referuar momentit kur nisi luftërat e gladiatorëve, pra kur organizoi 150 ditë lojëra. Kështu që e njëjta gjë po ndodh edhe me shoqërinë tonë.

Ne nuk pyesim për fondin e emergjencës. Nuk dua as t’ia di fare se çfarë parashikon ligji për fondin e emergjencës. Për ne është e rëndësishme të kënaqet paria, si në kohët e vjetra, ndërsa pjesa tjetër, njerëzit që s’kanë bukë, marrin 27 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike. Për bujqit që po hedhin selinonë e të tjera, ka vajtur domatja me 60 lekë kilogrami, s’i rimburson njeri; vetëm Kosova jep 100-qindarkëshin, pra 110 lekë për kilogram, e të tjera me radhë.

Si këto ka kaq shumë e shumë gjëra ku mund të kanalizoheshin këto lekë. Se ka një fond emergjence; mund të quhet edhe spitali i Lushnjës. Meqë më kujtohet Lushnja, po merrem me këtë pjesë tani. Aty, me 4 milionë lekë, mund të gjenin zgjidhje për të gjithë 250 mijë qytetarët e Lushnjës e Divjakës, që sot rrinë nëpër pluhurin e atij qyteti. Stallë derrash është, në mënyrën se si është ai spital. Kështu që, për mua, thjesht do të hiqet vëmendja dhe do të tregohet që njerëzit këtu, për ironi të fatit…

See also  Çfarë po ndodh?! Alarm për bombë në një qendër tregtare në TiranëE para njëherë, sot, në dijeninë time, do të bëhet një kallëzim penal nga Partia Demokratike dhe është për t’u përshëndetur. Do të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me fondin rezervë. Fondi rezervë është vetëm për raste emergjente.

Raste emergjente janë rastet e tërmeteve, të shirave, të përmbytjeve apo, ku di unë, të zjarreve e të tjera me radhë. Ka shumë e shumë mënyra ku mund të përdoret, por jo vetëm kaq. Mund të jetë edhe në momente të vështira, qoftë për bujqësinë, qoftë, ku di unë, për të gjitha llojet e momenteve të tjera në jetën e njerëzve, ku mund të kanalizohet, por jo për tallava.

S’ka një fond emergjence. Emergjencë nuk është se njerëzve u mungon tallavaja. Sot hap YouTube-in dhe shikon Kanye West-in aty; nuk e di pse duhet të ndodhte kjo. Kur e gjithë Evropa e përzë këtë njeri, pavarësisht bindjeve të tij e të tjera me radhë, që është arsyeja kryesore, dhe nuk i ka ardhur keq, pra ata shkojnë përtej kësaj.

Në momentin që nuk ka lidhje me atë çfarë shteti i tyre përfaqëson dhe ai, në kontekstet e tij, me veshjet e tij dhe me simbolikën e tij, jep diçka antisemite, atëherë patjetër që Evropa do ta përzërë, kurse neve na vika keq.

Për mua janë… nuk e di çfarë mund të dalë pas kësaj pjese, por, e para dhe më e vogla e gjithë kësaj gjëje, për mua është pikërisht që t’ia mbajnë mendjen këtij mileti me tallava. Dhe më e rënda është se aty do të mbijnë kullat pas çmontimit të stadiumit.

Të Ngjashme