DJ Gimbo ka qenë i ftuar së fundmi në Fan Club, pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5.Ai ka folur për rrugëtimin brenda dhe për disa situata që kanë ndodhur në atë format.
Në një moment, është rikthyer te Rogert Sterkaj, me të cilin pati një përplasje pasi i përmendi vëllanë e ndjerë të Gjestit.
DJ nga Kosova theksoi se është prekur shumë nga ajo pjesë dhe se nuk ka dashur asnjëherë ta sjellë në BBVA.
“Jam munduar që në çdo formë të mos e bëj pjesë të lojës atë gjë, e kam thënë edhe në fillim që nuk dua për asnjë moment ta bëj pjesë të lojës se unë nuk jam hyrë aty të flas për atë pjesë, unë atë pjesë veç zemra ime e di se si është edhe normalisht që jam prekur shumë prej asaj fjalës që më ka thënë”, u shpreh ai.
“Me më sulmu mua për një rast që nuk kam dëshirë as vetes t’ia kujtoj. Më ka ra kështu bam, unë si njeri s’ia kisha thënë dikujt kurrë. Ajo mbet në ndërgjegjen e tij”.
“Unë nuk kam dashur as të flas për këtë muhabet për këtë. Unë kam dashur ta shmang, nuk kam nevojë se e di si ndihet. Edhe ai e di se si jam ndjerë, unë e kam pas hallin më të madh për të dhe familjen e tij. Nuk ka qenë mirë se çfarë ka folur”, tha Gimbo mes të tjerash. /Telegrafi
