Tani Ronaldo është pjesë e Dancing With the Stars, kurse Olta në këtë spektakël është pjesë e jurisë.
Ish-banori ka ndarë së fundmi një video në rrjete sociale, në të cilën shfaq Oltën në dy pjesë të ndryshme – në BBVA dhe në DWTS.
Në të dyja rastet flitet për ushqimin, ku edhe kanë pasur përplasje më herët me njëri-tjetrin.
Gazetari shqiptar pretendon se aktorja e ka bullizuar në të dyja rastet për shkak të kilogramëve të tepërt.
“Olta kjo grua bullizuese e cila ka fobi nga njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca kilogramë të tepërt”, u shpreh ai.
Megjithatë, një reagim akoma nuk ka marrë nga Gixhari, ndonëse komentet e ndjekësve kanë qenë tejet negative për të.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të ecë rrjedha e kësaj ngjarjeje.