LifeStyle

Icardi u përgjigjet akuzave të Wanda Narës: Shtrembëron gjithçka për interesat e veta

Pak orë pas përhapjes së lajmit për denoncimin e Wanda Narës kundër ish-bashkëshortit të saj Mauro Icardi për dhunë të dyshuar, sulmuesi i Galatasaray foli në programin “Socios delspect”, duke shprehur këndvështrimin e tij mbi një çështje ende për t’u sqaruar.

“E gjitha kjo është ekzagjerim nga Wanda, unë nuk kam përdorur asnjë lloj dhune. Ajo raporton gjithçka në media, e deformon gjithçka në favorin e vet. Edhe mediat e pasqyrojnë për interesat e veta personale. Më ekspozuat si idiot para të gjithëve kur publikuat mesazhin tim, kjo është gjithashtu dhunë psikologjike”, tha Icardi.

Sipas programit “LAM” të transmetuar në “America TV”, showgirl-i argjentinas denoncoi ish-partnerin dhe babanë e dy vajzave të saj për keqtrajtim dhe vjedhje brenda familjes.

Thuhet se Icardi, aktualisht në Argjentinë për fazën e parë të rehabilitimit të dëmtimit të ligamentit të gjurit, nuk e kishte lejuar Wanda Narën të hynte në një nga apartamentet që zotërojnë së bashku.

Për pasojë, tonet ishin ngritur deri në thirrjen e policisë dhe denoncimin përkatës për dhunë, shto këtu gjoja vjedhjen nga Icardi të 70 mijë dollarëve të saj.

Çështja u mor menjëherë në dorë nga Galatasaray, i cili lëshoi ​​një deklaratë për këtë çështje, duke mbrojtur sulmuesin e vet: “Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Sulmuesi po rikuperohet në shtëpinë e tij në Argjentinë. Kërkojmë nga të gjithë që të mos iu kushtojnë vëmendje lajmeve të tilla, që synojnë të destabilizojnë sportistët tanë”.