Analisti Fatos Lubonja është shprehur kundër idesë së krijimit të Shtetit të Urdhrit Bektashi, duke thënë se do ta kthente Shqipërinë në një supermrket.
Lubonja tha në emisionin “Open” në News24 se “ajo që më erdhi në mendje ishte ajo shprehja që Zoti para se të rrëzojë i merr mendjen atij”.
“Si mund të merren vendime të tilla pa u konsultuar me shqiptarët, përfshi edhe me ata që e mbështesin. Si mund të shkosh të hedhësh një ide në Neë York Times dhe mos e diskutosh me askënd nga ata, qoftë edhe si mbështetës.
Cilët janë këta ndihmësit e këtij që e ka diskutuar? Ka ca që thonë se është ide e amerikanëve, po cilët janë këta amerikanë që e mbështesin, të na i thonë? Thonë se do na sjellin kolonë nga Gaza, po ata janë sunitë. Atëherë çfarë është kjo ide?”, tha Lubonja.