Lajme

Identifikohen pas 27 vitesh mbetjet mortore të të zhdukurit nga masakra e Kralanit

Janë identifikuar mbetjet mortore të Masar Imer Dushit, i zhdukur që nga prilli i vitit 1999 gjatë Masakrës së Kralanit. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur.

Sipas njoftimit të familjes Dushi, ceremonia e rivarrimit do të mbahet nesër më 27 shkurt 2026, nën patronatin e Komunës së Klinës.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:30 në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ndërsa rivarrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kodra e Kuqe në Zajm.

Janë identifikuar mbetjet mortore të Masar Imer Dushit, i zhdukur që nga prilli i vitit 1999 gjatë Masakrës së Kralanit. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 27 shkurt 2026, nën patronatin e Komunës së Klinës.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:30 në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ndërsa rivarrimi do të bëhet në ora 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kodra e Kuqe në Zajm.

Familja do të presë ngushëllime më 28 shkurt.

Të Ngjashme