ShowBizzz

Identike! Linja e rrobave të banjos së Kiara Titos e kopjuar nga këto marka të huaja

Pak ditë më parë, Kiara Tito lancoi firmën e saj të rrobave të banjës.

Në portalin e saj thuhej se “Kiara Tito ka kuruar një koleksion mahnitës të rrobave të banjës që pasqyron pasionin e saj për botën e stilit dhe dizajnit“.

Mirëpo pavarësisht se firma e Kiarës ka vetëm pak ditë që është krijuar, gazetarja Fatma Haxhialiu tregoi nëpërmjet një postimi në Instagram se një nga rrobat e banjës që Kiara ka nxjerrë në shitje, e ka prej disa vitesh.

Kështu, Fatma la të kuptohet se veshjet e Kiarës janë të kopjuara.

E si mos të mjaftonte deklarata e gazetares, së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto ku tregojnë se rroba banjot e firmës së Kiarës janë të kopjuara nga firma të huaja.

Deri më tani, Kiara nuk ka treguar nëse është në një bashkëpunim me këto firma të huaja.