Lajme

IHK: Reshje 97.1 mm (l/m2 ) në Kosovë, lumenjtë dolën nga shtrati me përmbytje një herë në 50 vite

Situata hidrometeorologjike në Kosovë ka shkaktuar reshje intensive dhe përmbytje në disa zona gjatë ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, IHK njofton se nga 3 deri më 8 janar 2026, mesatarisht në territorin e Republikës së Kosovës kanë rënë 97.1 (I/m2) shi.

Gjithashtu është bërë e ditur se shumica e lumenjve kanë shkaktuar përmbytje të përkohshme, ku disa segmente kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime me intensitet që ndodhin një herë në 50 vjet.

Ndërkohë, sipas IHK-së, aktualisht shumica e lumenjve në vend janë në rënie të lehtë të nivelit të ujit, përveç lumenjve Drini i Bardhë (rrjedha e poshtme), Sitnica, Morava e Binçës dhe Lepenci, të cilët vazhdojnë të shfaqin ngritje të lehtë.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në afërsi të lumenjve dhe zonave të përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse për siguri. /teve1.info/