Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka përsëritur thirrjen e tij se edhe pse ka reshje mbi vendin tonë, vërshime nuk do të ketë.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare, transmeton Klankosova.tv.
Njoftim nga Sektori i Meteorologjisë:
Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:
Malishevë 52mm ( l/m²);
Junik 36mm;
Istog 36mm;
Prizren 33mm;
Drenas 29mm;
Gadime (Lipjan)27mm;
Ferizaj 24mm;
Viti 23mm;
Prishtinë 22mm;
Kamenicë 21mm;
Mitrovicë 20mm;
Gjakovë 15mm.
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.
Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!