ShowBizzz

“Ik martohu një herë pastaj flasim”, Edi Rama ngacmon publikisht Donald Veshajn

Në punatën e sotme të programit “Më lër të flas” i ftuar special ishte ish-futbollisti i Kombëtares Lorik Cana.

Ndër pyetjet e shumta për Lorikun, ishin përgatitur edhe disa sfida nga dy binjakët Veshaj.

Një prej tyre ishte të telefononte kryeministrin Edi Rama për t’i thënë se i ra gabimisht, sfidë që Loriku pranoi ta bënte.

Gjatë telefonatës u përfshi edhe Donaldi, për të cilin zoti Rama nuk e kurseu një ngacmim.

Martohu një herë pastaj flasim“- i tha kryeministri pasi Donaldi e ftoi publikisht për t’u bërë pjesë e emisionit.



lokimagazine