Lajme

IKMM jep pëlqimin për punimet nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka dhënë pëlqimin për realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Drejtorisë për Transformim-Komuna e Prishtinës, Gezim Kastrati.

Ai ka thënë se ky është një superlajm për kryeqytetin.

“Një vendim i shumëpritur dhe konstruktiv i Komisionit të Institutit të Kosovës për mbrojtje të Monumenteve -IKMM dhe Qendrës Rajonale për Trashigëmi Kulturore-QRTK me ç’rast i përgëzoj për qëndrimin profesional ndaj këtij projekti shumë të rëndësishëm për krijimin e hapësirave publike kualitative në dobi të qytatarëve dhe Kryeqytetit. Gjithashtu ditë me parë ka arritur një sasi e konsiderueshme e shtresës finale të Granit-it që shpejtë pritet implementimi i tij”, ka thënë shkruar ai.

Punimet në këtë shesh janë zvarritur vazhdimisht për shkak të mos dhënies së lejes për punime në disa pjesë, ndërsa që niveli lokal dhe ai qendror vazhdimisht kanë hedhur akuza ndaj njëra tjetrës për këtë çështje.

Të Ngjashme