Lajme

IKSHPK me apel për kujdes nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta.

IKSHPK u ka rekomanduar qytetarëve pirjen e shpeshtë të ujit dhe shmangien e pijeve me sheqer e alkool.

Derisa, IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë larg diellit dhe po ashtu të kufizojnë orarin e daljes nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

Po ashtu, rekomandohet veshja e rrobave të lehta, përdorimi i kremit kundër rrezeve dhe mbrojtja e kokës e syve./teve1.info/

Të Ngjashme