Lajme

Iku nga Rrësheni për të kërkuar punë si bari, gjendet i vdekur në Korçë 58-vjeçari

Edmont Çeka, është një 58-vjeçar nga Rrësheni i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë.

Policia në vendngjarje ka bërë një këqyrje paraprake të trupit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem ose nga një arrest kardiak.

Ndërkaq, mësohet se Edmont Çeka kishte shkuar në Korçë për të kërkuar punë si bari. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.