Lajme

Ilir Beqaj flet nga SPAK: Kam kërkuar laptopin, gruaja s’ka lidhje me “Goznën”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur për mediat këtë të premte pas daljes nga SPAK. Në zbatim të vendimit të gjykatës, ai duhet të paraqitet çdo të premte para një hetuesi në orën 15.10, për dosjen e sterilizimit.

Ndaj tij janë vendosur dy masa sigurie “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalin i daljes jashtë vendit”.

I pyetur nga gazetarët, Ilir Beqaj është shprehur jashtë SPAK se ishte paraqitur si çdo të premte, ndërsa ka theksuar se ka kërkuar nga organi i akuzës që t’i kthejnë laptopin personal në mënyrë që të vazhdojë komunikimin me hetuesit për sterilizimin.

“Të nesërmen kam kërkuar që në laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e serilizimit, siç jam i hapur për të zbatuar çdo gjë që kërkon drejtësia kërkoj që edhe ajo të jetë korrekt me mua”, tha ai.

I pyetur për dosjen tjetër të fondeve, për të cilën gjithashtu është marrë i pandehur nga SPAK, Ilir Beqaj është shprehur se pronari i restorantit “Gzona” është Ermal Kurtulaj dhe bashkëshortja e tij nuk ka lidhje.

“Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. QË në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAK. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë ka marrë 1,5 milionë lekë të vjetra”, është shprehur Ilir Beqaj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo