Shuhet në moshën 75 vjeçare aktori i madh shqiptar
Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Për këtë humbje, kanë reaguar edhe shumë adhurues, miq e dashamirë të aktorit të mirënjohur.
Ilir Shaqiri, ka kënë një mbishkrim prekës për ikjen e Mirush Kabashit nga kjo botë, shkruan “Kosovarja”.
“Është këputur frymëmarrja e mushkërive të Sokratit, apologjia e vërtetë e tij; është ndarë nga jeta Mirush Kabashi “Nderi i Kombit”.
Artisti i mbi 100 roleve në teatër dhe film.
Aktori i burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte “Homazh për Kosovën, 1998”, duke frymëzuar rininë shqiptare që të rreshtohet në formacionet e ushtrisë së lavdishme çlirimtare – UÇK, për lirinë e atdheut.
Qoftë kujtimi për ty ashtu siç arti yt – i përjetshëm!
Lamtumirë, MJESHTËR!”