1
Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka organizuar një forum ekonomik në Mynih të Gjermanisë me afaristë të suksesshëm nga mërgata.
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në mërgatë, Ilir Sinani, ka thënë se Kosova ka nevojë për eksport më të madh.
Ai ka thënë se bizneset shqiptare duhet t’i ndihmojnë ato në Kosovë që gjejnë treg për prodhimet e tyre në Evropë.
“Kosova ka nevojë me prodhuar gjëra që dalin për eksport në Evropë. E përshëndes idenë e Serafin që pavarësisht çka prodhohet në Kosovë me shkuar në Evropë, le të vazhdon Isaku se kjo është ndihmë shumë e madh”, ka thënë Sinani. /GAZETA10