Lajme

Ilirik Musliu pritet të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ilirik Musliu, një emër i njohur në sektorin privat dhe publik në vendin tonë, raportohet se po i hyn skenës politike si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Musliu ka shërbyer së fundmi si drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet, ku, për dy vjet, është dalluar si një nga drejtorët më aktivë dhe më të suksesshëm të Prishtinës.

Përveç shërbimit publik, Musliu ka mbajtur pozita udhëheqëse në disa prej kompanive më të njohura të Kosovës, duke dëshmuar përvojën e tij të gjerë menaxheriale.

Megjithëse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, burime të Indeksonline tregojnë se Musliu po përgatitet të kandidojë për një vend në Kuvendin e Kosovës.

Derisa asgjë ende nuk dihet me siguri, prezenca e më shumë menaxherëve të dëshmuar në politikë, të cilët dijnë të kryejnë punë, është mëse e nevojshme në sfidat ekonomike të cilat po i kalojnë sot vendi dhe qytetarët tanë.