Aktorja e njohur, Julia Ilirjani, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta të ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Kur erdhi radha te dy banorët, Brikena dhe Mateo, të cilët po njihen dhe kanë shprehur pëlqim ndaj njëri-tjetrit, Julia u shpreh se e sheh banoren në hall të madh,
Sipas ish-banores së edicionit të tretë të reality show-t, Brikena nuk e duron dot Mateon. Ajo shton se banoja është e lodhur nga prania e tij.
“E shoh në hall të madh, nuk e duron. Mateo është djalë i mirë. Kam përshtypjen që Brikena do tip tjetër të një djali, më të fortë dhe që merr vendime. Edhe kur e do dikë, njeriu ka momente që respekton edhe veten e vet. Ne gratë duam burra që dikush që të do, të respekton, por jo që të t’a bëjë rrafsh për çdo gjë.
Brikena nuk e duron dot Mateon, nuk është në shijet e saj. Është lodhur nga prania e tij, nuk e thotë se ka hyrë për të luajtur, e ka tërhiq e mos e këput. Kur të dalë do t’i bëjë bllok dhe delete”, u shpreh Julia Ilirjani.
