Politologu, Dorajet Imeri duke folur zgjedhjen e presidentit të vendit ka thënë se nëse partitë opozitare e propozojnë Ramush Haradinajn do të bënin veprimin më të zgjuar politik.
Ai ka thënë se me këtë opozita do të shmangte zgjedhjet e reja, që sipas tij, shkuarja në zgjedhje nuk do të ishte në favor të tyre.
“Ka ndoshta një përpjekjeje të partive opozitare që të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për z,Haradinaj që të jetë kandidati i opozitës për president. Për mua ky do të ishte veprimi më i zgjuar i opozitës. E para nuk e qon vendin në zgjedhje, e dyta i hynë garës, e treta tregon se mund të bashkëpunojnë për tema të rëndësishme dhe e katërta i jep vendit stabilitet institucional”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Imeri ka komentuar edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, që sipas Kushtetueses i takon vetëm partisë më të madhe serbe e që në këtë rast është Lista Serbe.
Ai ka thënë se me këtë vendim është prekur vullneti i lirë i deputetëve për të votuar.
Imeri ka vlerësuar se nuk pret krizë në konstituimin e Kuvendit, duke thënë se votimi i nënkryetarëve në pako është një mundësi e zbatimit të aktgjykimit.
“Konstituimi i Kuvendi nuk parashoh që mund të jetë shumë pengesë, ndoshta mund të kalohet me votim në pako të nënkryetarëve të Kuvendit”, ka thënë ai.