Lajme

Inceneratori i Tiranës, Mirel Mërtiri bëhet lëmsh me shifrat (DEBATI)

Mirel Mërtiri ka marrë vëmendjen e gjithë medieve, teksa për herë të parë po flet për inceneratorin e Tiranës. I cilësuar si “koka” e aferës korruptive, përfaqësuesi i kompanisë “Geogenix” dhe i “Integrated Energy”, u pyet nga gazetari Çim Peka në “Syri Tv” se sa është shuma totale që është paguar nga inceneratori i Tiranës.

Fillimisht, Mërtiri deklaroi se shuma ishte diku te 60 milionë euro. Më pas, pas këmbënguljes së Pekës dhe Belind Këlliccit, ai tha se shuma është afro 72 milionë euro. Por, sërish për gazetarin Peka dhe Këlliçin, Mërtiri nuk tregoi të vërtetën, pasi nuk përmendi shifrat e dherave si dhe kredinë e marrë.

Më poshtë pjesë nga debati:

Mërtiri: Vlera total për inceneratorin e Tiranës është diku te 60 milionë euro. Kjo është në total. Ju përsëri po vazhdoni të flisni

Peka: SPAK pretendon se jeni ju pronarë, ju thoni jo, ndërsa dini ccdo vlerë. SPAK ka thënë që nuk po gjejmë dot kush është 20 përqindësh si aksioner. Ju si përfaqësues e dini?

Mërtiri: A jeni të sigurtë ju që SPAK nuk i di këto informacione? Kur nuk e di SPAK, si mund të flas unë për një ccështje që është në hetim. Ju sapo më thatë që SPAK po gënjen.

Peka: Si ia dhuruat aksionet një kompanie në 100 përqind?

Mërtiri: Nuk thashë se di të gjithë vlerat.

Këlliçi: Sa para ka marrë konciesonari i inceneratorit të Tiranës?

Mërtiri: Në dijeninë time dhe në informacionin që kam marrë pranë shoqërisë, deri në vitin 2022, vlera totale është 72 milionë euro. Kjo është në total.

Peka: 70 milionë dollarë janë marrë nga thesari, 60 milionë euro nga dherat. Po nga banka? T’i llogaris unë se nuk qenke i mirë me numrat.

Mërtiri: Në dijeninë time këto numra nuk ekzistojnë. Nëse ekzistojnë, herën tjetër merreni si akuzë ndaj meje. Unë mendoj se nuk ka as logjikë financiare, as logjikë politike.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo