20
Një incident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në sheshin “Skenderbeu” në Mitrovicë, ku një person është therur me një mjet të mprehtë.
Sipas informacioneve të para, viktima është një person i moshës së mitur.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe personi i dyshuar, i cili po ashtu është i moshës së mitur.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.