Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, konkretisht në Veternik.
Raportohet se është regjistruar një përplasje mes producentit të njohur Shkumbin Nebihu (Bini Diez) dhe reperit Don Xhon.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të dy të përfshirë në këtë përleshje aktualisht ndodhen në stacionin policor.
Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare rreth ngjarjes.
